Media

Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik AJAZI mori pjesë në takimin e radhës të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, në bashkëpunim me projektin RAYS të Britanisë së Madhe të mbajtur sot më datë 10/10/2022.

Të pranishëm në këtë takim ishin: 
Kryetari i Bashkisë Elbasan Z. Gledian LLATJA 
Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Z. Ardian CIPA
Kryetarja e Agjensisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës Znj. Alma TANDILI
Si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera. 

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth problematikave lidhur me abuzimin e fëmijëve, prezantimi i platformës së komunikimit dhe vlerësimi strategjik i riskut.
Drejtuesi i Prokurorisë në fjalën e tij përmendi masat e marra ndaj fenomeneve shqetësuese si abuzimi i të miturve apo dhe hotspoteve të narkotive duke pasqyruar dhe në statistika veprat më të prekura nga të miturit. Gjithashtu theksoi rëndësinë që ka evidentimi i rasteve dhe raportimi i tyre nga stafi pedagogjik dhe qendrat shëndetësore.

PHOTO 3

PH 2

Ph 1