Media

Me datë 19/01/2022 Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik Ajazi, dhe Zëvëndës Drejtuesi Z. Gentian Habazaj morën pjesë në takimin e analizës vjetore të organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Të pranishëm në takim ishin: 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Gledis Nano;
Drejtori i DVP – së Elbasan Z. Ardian Çipa, 

Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Znj. Matilda Fetau, si dhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit. 
Gjatë fjalimit të tij Zoti Ajazi përmendi bashkëpunimin efektiv në luftën dhe ndjekjen e veprave të ndryshme penale midis Prokurorisë Elbasan dhe DVP Elbasan dhe u shpreh se një nivel i qëndrueshëm bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë jo vetëm është efikas në parandalimin e ngjarjeve kriminale, por është edhe mesazh për forcimin e besimit të publikut. Ai u shpreh se hetimi me intesitet i ngjarjeve të rënda kriminale dhe rezultatet konkrete për autorët e tyre, shpërndarja dhe trafikimi i narkotikëve si dhe format e krimit ekonomik që sjellin pasoja në financat publike dhe ato të qytetarëve duhet të jenë në vëmëndjen tonë, sigurisht pa lënë pas dore ndjekjen efektive penale për të gjitha krimet e tjera. Në mbyllje të fjalës së tij Drejtuesi i Prokurorisë theksoi se format e kriminalitetit të përmendura do mbeten në fokusin e punës për vitin 2022 dhe përgëzoi në emër të trupës së prokurorëve DVP Elbasan dhe Drejtorin Cipa për punën e bërë gjatë vitit 2021. 

takim11901

takim19.01