Media

Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik Ajazi mori pjesë në prezantimin e analizës vjetore të vitit 2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan më datë 24/03/2022


Të pranishëm në këtë takim ishin: 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Znj. Naureda Llagami
Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Znj. Matilda Fetau
Kryetari i Gjykatës së Apelit Durrës Z. Valbon Çekrezi 
Drejtori i Policisë së Qarkut si dhe trupa e gjyqtarëve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. 

Drejtuesi i Prokurorisë Z. Ajazi shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan përgjatë vitit 2021 si dhe shprehu konsideratë të lartë për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan në kuadër të hetimeve efektive ndaj fenomeneve kriminale. Ky nivel i shkëlqyer bashkëpunimi u konfirmua dhe nga Kryetarja e Gjykatës Znj. Fetau dhe gjithashtu nga trupa e gjyqtarëve Elbasan si dhe u përgëzua nga kryetarja e KLGJ – së, në funksion të rritjes së efektivitetit të luftës ndaj krimit.

elbasan raportvjetor 2021

WhatsApp Image 2022-03-25 at 11.01.23