Media

Më datë 17/11/2022 Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik Ajazi, me iniciativën e tij ftoi në një tryezë punonjësit e shërbimit psiko-social që operojnë në shkollat e ZVAP Elbasan. 
Pjesë e kësaj tryeze ishte gjithashtu Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan dhe punonjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.
Nga Prokuroria morën pjesë:
-    Oficere Policisë Gjyqësore Dr. Lorena Musai
-    Koordinatore për Subjektet me Status të Posaçëm Znj. Armida Halili
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth të miturve. Duke qenë se psikologet dhe punonjëset sociale nëpër shkolla janë në kontakt të vazhdueshëm me të miturit ne vumë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit, duke u treguar rëndësinë që ka evidentimi nga ana e tyre i rasteve që mund të jenë elementë për një sjellje që përbën vepër penale, apo dhe që na tregojnë që një i mitur mund të jetë viktimë e veprës penale si brënda ashtu dhe jashtë institucionit të shkollës. 
Rëndësia e punonjësve psiko - social pranë shkollave është thelbësore pasi vetë shkolla është mjedisi ku formohen personalitetet dhe mësohet integriteti njerëzor. Po ashtu në shkollë shtrihen dhe fenomenet negative të cilat gjenden në shoqëri. Si rrjedhojë i takon psikologut të evidentojë këtë shtrirje dhe ta referojë atë duke u bërë kështu instanca e parë mburojë për të miturin. 
Ne i informuam ata që procesi i referimit nuk e vendos të miturin në pozita ndëshkimi, por parandalimi dhe sigurimi i të ardhmës së tij si një anëtar i një shoqërie të shëndetshme. Edukimi i të miturit nuk është përgjegjësi i një institucioni por i një aparati të tërë të ngritur në bazë të bashkëpunimit midis këtyre institucioneve, ndaj e vumë theksin tek rëndësia dhe përgjegjësia e punës së tyre, e cila lidhet me suksesin tonë dhe me një ndjekje penale efektive të rasteve. 

sh