Media

Sot, më datë 13/10/2022 Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z. Kreshnik Ajazi, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të lidhura midis Prokurorisë dhe shoqatave që operojnë në Qarkun e Elbasanit, ftoi në një takim në ambientet e Prokurorisë përfaqësues të shoqatave:

-    Tjetër Vizion
-    Forumi i Gruas Elbasan
-    Ndihma e Weilheim për Shqipërinë
-    Në familje për familjen

Duke qenë se ky bashkëpunim është i lidhur ngushtë me Drejtorinë e Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan pjesë e këtij takimi ishin dhe personat përgjegjës për trajtimin e rasteve të Dhunës në familje/me Bazë Gjinore dhe të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve.

Nga Prokuroria morën pjesë:
Drejtuese e seksionit të Drejtësisë Penale për të Mitur Zj. Pranvera Stafa
Oficere Policisë Gjyqësore Znj. Lorena Musai
Koordinatore për Subjektet me Status të Posaçëm Znj. Armida Halili
Kancelare Znj. Alketa Kurmaku

Gjatë takimit u bë një bilanc i angazhimeve të marra sipas marrëveshjeve dhe përmbushjes së tyre, si dhe u evidentuan sfidat për të ardhmen përsa i përket ndjekjes efektive të rasteve të dhunës në familje dhe të miturve në konflikt me ligjin, viktima apo dëshmitarë.

2

1