Media

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan e përfaqësuar nga Zv. Drejtuesi i prokurorisë Z. Gentian Habazaj dhe Koordinatorja për Subjektet me Status të Posaçëm Znj. Armida Halili, sot më datë 18/11/2021 ishte e ftuar në konferencën “22 vjet në 22 minuta” të organizuar nga Shoqata Forumi i Gruas Elbasan me të cilën ne kemi një marrëveshje bashkëpunimi 1 - vjeçare. 

Kjo konferencë u mbajt me rastin e 22 vjetorit të ofrimit të shërbimeve për gratë dhe vajzat të mbijetuara të dhunës. Nga pjesmarrësit u tha se një rëndësi të madhe ka bashkëpunimi i shoqatës me institucionet e drejtësisë dhe u përmendën sukseset që janë arritur.

Pjesë e kësaj konference ishin dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë së punëve të Brëndshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, gjithashtu Kryetari i Bashkisw Elbasan, Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Znj. Elsa Hastad dhe Kryetarja e Gjykatës Znj. Matilda Fetau. 

image