Media

Sot më datë 27/05/2022 në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan u zhvillua takimi për analizën e punës së Prokurorisë për vitin 2021.

Të pranishëm ishin: 
Zëvëndës Prokuror i Përgjithshëm Z. Thoma JANO
Anëtare e KLP – së Znj. Nurihan SEITI

Të ftuar në takim ishin:
Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Znj. Matilda FETAU
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Z. Ardian ÇIPA
Drejtori i SH.I.SH Z. Altin ARIFLLI

Drejtuesi i Prokurorisë Z. Ajazi në emër të trupës së prokurorëve bëri prezente volumin e punës të përballuar dhe rezultatet e arritura përgjatë vitit 2021, prioritetet në ndjekjen penale për vitin 2022 si dhe përgëzoi gjithë stafin e prokurorisë për përkushtimin dhe integritetin e treguar në kryerjen e detyrave.

Nga Z. Jano dhe Znj. Seitaj u shprehën vlerësimet më të larta për punën e prokurorisë dhe drejtimin e saj për vitin 2021, si dhe shprehën mbështetjen e institucioneve që ata përfaqësojnë për Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Elbasan.

Të ftuarit e tjerë, Z. Çipa, Znj. Fetau dhe Z. Ariflli përgëzuan prokurorët e Prokurorisë së Elbasanit për rezultatet e punës dhe evidentuan nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit midis institucioneve respektive.

DSC00149

DSC00148

DSC00157