Media

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan më datë 20/10/2021 në sallën e mbledhjeve pranë prokurorisë organizoi një tryezë të rrumbullakët në kuadër të një vjetorit të lidhjes së marrëveshjes së bashkëpunimit midis Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan – Shoqatës Forumi i Gruas Elbasan dhe Qendrës “Tjetër Vizion”. 

Në këtë takim morën pjesë:

Drejtuesi i Prokurorisë Z. Kreshnik Ajazi
Zëvëndës drejtuesi Z. Gentian Habazaj
Drejtuese e seksionit Zj. Pranvera Stafa
Oficere Policisë Gjyqësore Znj. Lorena Musai

Koordinatore për Subjektet me Status të Posaçëm Znj. Armida Halili
Përfaqësues të qendrës “Tjetër Vizion”: Drejtor Z. Arian Çala; Znj. Luljeta Qose
Përfaqësues të shoqatës “Forumi I Gruas Elbasan: Znj. Soela Kurti; Znj. Jorena Papallazi
Përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimit Social Elbasan: Specialistja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve Znj. Nadire Kreka, Nënpunësja Gjinore Znj. Marsida Sejdini

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi i rasteve të cilat janë referuar nga Prokuroria për të marrë shërbim, sukseset që janë arritur gjatë këtij viti, sfidat që janë hasur dhe se si mund të përmirësojmë bashkëpunimin në të ardhmen.