Media

Fier, 29 Qershor 2023. Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka organizuar takimin  e përbashkët ndërmjet trupës së prokurorëve dhe Drejtuesëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të Komisariatit të Policisë Fier,  të Komisariatit të Policisë Lushnje, të Komisariatit të Policisë Mallakastër dhe të Komisariatit të Policisë Divjakë, me qëllim diskutimin dhe analizimin e punës mbi “Rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit për vitin 2023 në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, “ Evidentimin e problematikave në punë dhe përmirësimin e tyre”,” Rritjen e bashkëpunimit dhe treguesve të rezultateve në punë” etj. 

  Përmes këtij takimi u evidentuan problematikat aktuale dhe u vendos fokusi në përmbushjen e rekomandimeve prioritare dhe në rritjen e treguesve të rezultateve në punë. Përfaqësuesit e institucioneve u angazhuan të forcojnë bashkëpunimin dhe të marin masat e nevojshme sipas kompetencave ligjore, në përmbushjen e objektivave. 

2.fier

4