Media

Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin nr.62-2021-3433(874) datë 02.07.2021 ka miratuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Seksioni i Posaçëm Kundër Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale, për vendosjen e sekuestros preventive mbi tre llogari bankare në vlerën totale 100.000 euro të depozituara pranë një banke të nivelit të dytë nga shtetësja Lumturi Çervenaku, e ëma e shtetasit Rando Hodollari i dënuar në shtetin grek për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryer në kuadrin e një grupi kriminal ku ai ka patur rolin e drejtuesit të grupit. 

Ky sekuestrim është kryer në kuadër të procedimit penal të regjistruar për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i K.Penal. 
Sekuestrimi i llogarive bankare është bazuar në të dhëna të arsyeshme që provojnë se këto pasuri burojnë nga të ardhura të fituara si pasojë e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve të kryer në vazhdimësi nga shtetasi Rando Hodollari në shtetin grek.