Media

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË
TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER


NJOFTIM
“Mbi studimin e tregut për realizimin e projektimit të shtesës së ambienteve të institucionit”

Në vijim të hartës së re gjyqësore, është bërë bashkimi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje. Nga bashkimi i këtyre dy institucioneve tashmë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë në organikë 64 persona, ndërkohë që janë 28 ambiente zyra. 
Ambientet aktuale me organikën që ka institucioni (organikë e paplotësuar) nuk janë të mjaftueshme, ndaj bëhet e nevojshme që të merren masa për zgjerimin e tyre me hapësirën që disponohet. 
Në zbatim të nenit 35 të ligjit nr.162/2020 dhe nenit 13 të VKM nr.285, datë 19.5.2021, Autoriteti Kontraktor, përpara nisjes së procedurës së prokurimit ka filluar studimin e tregut lidhur me kostot e projektimit. 
Mbi bazën e këtij njoftimi, çdo ekspert, autoritet i pavarur apo operator ekonomik në treg është i ftuar të jap propozimet e tij lidhur me kostot e projektimit të zgjerimit të ambienteve të instucionit në tarracën e katit të katërt me orientim nga jug-lindja dhe me sipërfaqe 100m2. 
Afati maksimal për dorëzimin e kërkesave të tregut është deri më datë 09.04.2025 (ditë e mërkurë). 
Kërkesat e tregut, mund të dërgohen me postë zyrtare në adresën: lagjja “29 Nëntori”, Rruga “Todi Shkurta” ose përmes postës elektronike të Koordinatori për Të Drejtën e Informimit [email protected] 

Fier më 04.04.2025