Media

Organizohet trajnimi iniciuar nga Drejtuesi i Prokuorisë Fier Z.Elion Mustafaj, në kuadër të përmirësimit të punës së oficerve të Prokurorisë Fier dhe Policisë Fier

Drejtuesit e seksioneve Znj.Elida Hoxhaj, Znj.Ervisa Hyka, Z.Petrit Vukaj, Prokurori Z.Denis Hyka të caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë, kanë zhvilluar trajnimin pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për rritjen dhe bashkëpunimin, eficencën, cilësinë dhe rezultateve në punën hetimore për oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Komisariateve të Policisë. Ky trajnim synonte: 

-    Rritjen e eficencës dhe efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe zbatimi i institutive të reja të procedimit penal, sipas prioriteteve të rekomanduara nga Këshilli Ministrave, udhëzimi i përgjithshëm nr.12, datë 28.07.2023, urdhri nr.13. datë 28.07.2023 dhe urdhri nr.14 datë 28.07.2023, të drejtuesit të Prokurorisë, në luftën kundër kriminalitetin për vitin 2023 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

-    Përmirësimin e cilësisë së referimeve, akteve, relacioneve, hetimeve, mënyra e shpejtësia e komunikimit mes oficerëve dhe prokurorëve, etj; dhe 
-    Rastet dhe mënyra e hartimit të raportimeve sipas Memorandumit të Mirëkuptimit “Për zbatimin e nenit 59 të Kodit Penal”, lidhur ndërmjet Prokurorisë Përgjithshme me nr.1460 prot, datë 30.09.2020; dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shetit me nr.6110 prot, datë 30.09.2020; Udhëzimit të Prokurorit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, “Për trajtimin e njoftimeve nga viktimat akuzuese dhe referimet që dukshëm nuk përmbajnë elementë të veprave penale”, si dhe Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 862, datë 26.11.2020 “Për zbatimin e Memoranduumit të Mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit për zbatimin e nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale”, si dhe Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit nr.862, datë 26.11.2020 “Për zbatimin e Memorandumit të Mirkuptimit mes Prokurorisë Përgjithshme dhe Policisë Shtetit për zbatimin e nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale.