Media

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË     
JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER 

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier nëpërmjet kryerjes së veprimeve hetimore proaktive në bashkëpunimin me Agjensinë e Mbikqyrjes Policore, Dega Vendore Fier-Berat, ka kryer ndalimin e punonjësit të policisë rrugore të Komisariatit të Policisë Lushnje, K.Ç., për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal.

Nga hetimet, ka rezultuar se i ndaluari gjatë orarit zyrtar të detyrës, duke kryer shërbimin në aksin rrugor Çermë-Lushnje, ka kryer veprimtari korruptive me drejtues automjetesh që kryejnë kundërvatje administrative, duke ua lehtësuar pozitën në këmbim të mitëmarrjes.