Media

Prokuroria Fier ndalon dy persona për Veprat Penale “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka rregjistruar procedimin penal nr.150 të datës 30.03.2023 për veprat penale “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuara nga nenet 78- 25 dhe 22 dhe 278/1 i K.Penal. 

Ngjarja ka ndodhur më datë 30.03.2023, në vendin e quajtur “Pisha”, fshati Garunjë, Lushnje, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit në të cilin udhëtonin shtetasit M. H. dhe B.S., ku si pasojë e të shtënave, ka mbetur e dëmtuar shtetasia B. S.

Pas hetimeve disa mujore të kryera në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Lushnje dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, duke aplikuar edhe metoda speciale hetimore, është nxjerrë urdhri i ndalimit për shtetasit M.M dhe L.H. Gjykata ka vleftësuar të ligjshëm ndalimin e kryer për dy të ndaluarit dhe lidhur me këtë ngjarje janë duke vijuar hetimet intensive për zbardhen e plotë të saj.