Media

E ngarkuara më Punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn takime në Prokurorinë e Gjirokastrës, diskutime mbi sfidat dhe vështirësitë që hasin magjistratët

Në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u zhvillua ditwn e djeshmw njw takim midis të ngarkuarës me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, shkëlqesisë së saj znj.Nancy VanHorn me prokurorët që ushtrojnë detyrën nw kwtw prokurori.
  
Gjatë takimit, Drejtuesi i Prokurorisë Gjirokastër, z.Petrit Çano dhe prokurorët pjesëmarrës, shprehën falenderim të veçantë për kontributin esencial të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Reformës në Drejtësi si dhe u ndalën në sfidat dhe vështirësitë që magjistratët hasin gjatë ushtrimit të detyrës.
 
Znj.VanHorn shprehu vlerësimin e saj për punën e zhvilluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër si dhe u angazhua për një bashkëpunim sa më të frytshëm në vijimësi.

Takimi date 13.11.2024

1IMG 2277