Media

Falsifikim e fshehje të të ardhurave, Prokuroria Gjirokastër sekuestron llogaritë bankare të një shoqërie tregtare me administrator shtetasin italian A.D.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër në kuadër të procedimit penal nr. 252 viti 2021 regjistruar për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 144/a e 25, 168, 190 p. 2 dhe 180 p. 1 i K. Penal, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik në DVP Gjirokastër dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu sekuestrimin preventiv të tre llogarive bankare të një shoqërie tregtare me administrator shtetasin italian me iniciale A.D. në shumat;

  • 1 004 474 (nje milion e katër mijë e katërqind e shtatëdhjete e katër) Euro;
  • 299 925 (dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e njëzetë e pesë) Euro;
  • 13 588 890 (trembëdhjetë million e pesëqind e tetëdhjete e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë) Lekë;

Gjithashtu, u ushtrua kontroll në 3 subjekte shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me seli në Tiranë me administrator shtetasit me inicialet I.Q, E.B. dhe shtetasin Italian A.D., ku u sekuestruan dokumente financiare dhe ligjore me vlera për hetimin. Këto subjekte dyshohet se nëpëmjet faturave fiktive kanë përfituar rimbursim në mënyrë të kundraligjshme TVSH-je nga shteti në vlerën e 20 765 411 lekëve.

Ky rimbursim ka ardhur si rrjedhim i faturave të falsifikuara të TVSH-së të lëshuara nga këto subjekte.