Media

Korçë, 20 prill 2022. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në bashkëpunim me DVP Korçë, ka finalizuar me sukses një hetim proaktiv disa mujor në kuadër të luftës kundër narkotikëve. Si rrjedhojë e hetimeve, janë arrestuar 24 persona, të dyshuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283 i K.Penal, si dhe janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë. 
Gjatë Si rrjedhojë e veprimeve hetimore, përveç arrestimeve të të dyshuarve, janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, vlerash monetare, peshore elektronike, automjete, një radio marrëse policie dhe një përforcuese grushti.
Shtetas të arrestuar:

1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë.
2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë.
3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë.
4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë.
5.Juxhin Kulla, 37 vjeç,  banues në Korçë.
6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë.
7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë.
8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë.
9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë.
10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë.
11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë.
12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë.
13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë.
14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë.
15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë.
16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë.
17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë.
18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht.
19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht.
20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq.
21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë.
22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë.
23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan.
24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.

Janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për të cilët po vijon puna për kapjen e tyre dhe ekzekutimin e masave të sigurisë vendosur nga gjykata, konkretisht :
25.A.M.,
26.Th.R.,
27.E.S.,
28.K. X.,
29.A. Xh.,
30.E. F.,
31.R.B.

Në këtë fazë të hetimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjithsej:
-420 gram kokainë.
-340 gram kanabis.
-21.6 gram heroinë.
-2 kokrra metadon.
-1.556.300 lekë.
-20.595 euro.
-110 dollarë.
-280 paund.
-50 telefona celularë.
-20 automjete.
-5 peshore elektronike.
-1 radio marrëse policie.
-1 përforcues grushti.
-Dokumenta identifikimi të shtetasve të ndryshëm.

Vlen të përmendet fakti që gjatë hetimit të mësipërm, konstatohet shitblerja e një lloji droge të re sintetike, e cilësuar si shumë e rrezikshme, e quajtur "Bonzai".  Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.