Media

Akuza për përfitime të shumta monetare nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria Shkodër nis hetimet ndaj shtetases M.Ç

Nisur nga publikimet e bëra në mediat lokale të qytetit të Shkodrës, se një shtetase banuese në këtë qytet me iniciale M.Ç (H), ka mashtruar disa qytetarë duke ju marrë shuma monetare të caktuara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka nisur verifikimet përkatëse dhe po kryen të gjitha veprimet hetimore në identifikimin e fakteve dhe rrethanave të çështjes dhe personave të cilët janë dëmtuar nga kjo veprimtari.
Për sa më sipër, ftojmë të gjithë qytetarët të cilët janë të dëmtuar nga veprimtaria paligjshme e shtetases M.Ç (H), të paraqiten në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për të kallzuar mbi faktet e publikuara në media.