Media

Atentati me 1 viktimë dhe 4 të plagosur tek ‘Don Bosko’, Prokuroria Tiranë zbardh ngjarjen, ‘Arrest me burg’ për gjashtë persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Tiranë, në bashkëpunim me policinë bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 04.01.2022, ku rreth orës 16:10, në rrugën “Don Bosko”, Tiranë, persona të panjohur të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedez Benz”, me ngjyrë të zezë, hapën zjarr me armë në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, gjeti vdekjen shtetasi E. Ç, si dhe u plagosën shtetasit B. Ç., E.C., A.D. and A. S.  
 
Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithëm Tiranë, regjistroi procedimin penal nr. 60/2022 për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose më shumë personave) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” dhe 278 paragrafi i I-rë, të Kodit Penal.
 
Nga tërësia e veprime të thelluara hetimore, vlerësimit të fakteve dhe provave të siguruara, deklarimet, provave shkresore, të dhënave në ekzekutim të letër porosisë nga autoritet belge, krijohet dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se shtetasi K. N. në bashkëpunim me shtetasin K. Z., kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit G. H., dhe 2 nipave të tij për shkak të një hasmërisë të vjetër që shtetasi K. N., ka prej disa vitesh me vëllezërit E. H., alias M. R. dhe G. H.
 
Për të organizuar vrasjen e këtyrë personave, shtetasi K.N. ka kontaktuar dhe porositur shtetasit K. Z., i cili më pas ka kontaktuar shtetasin I.F. dhe vëllëzerit I.B. dhe G.B. të cilëve iu është premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare.
 
Gjithashtu, nga deklarimet e vellëzerëve rezultoi se më datë 04.01.2022, shtetasi K.Z., në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të pa indentifikuar, si porosi e shtetasit K.N. kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë shtetasin G. H., por autorët kanë ngatërruar objektiv dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi E. Ç. dhe u plagosën 4 të tjerë.

Pas vlerësimit të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendosi:
 
- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë ndaj shtetasit K.N. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (kundër dy ose më shumë personave), parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i Kodit Penal;
 
- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë ndaj shtetasit K.Z. i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (kundër dy ose më shumë personave) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” dhe 278/1 të Kodit Penal;
 
- Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë ndaj shtetasit G.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal; 
 
- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë ndaj shtetasit I. B. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal;
 
- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë ndaj shtetasit I.F., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal; dhe
 
- Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit R. A. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.