Media

Shpërndanin lëndë narkotike në shkolla, Prokuroria Tiranë kërkon arrestimin e 15 personave pas disa muajsh hetime

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar dy Procedime Penale 6192/2022 dhe 7446/2022.

Në drejtimin e Prokurorisë, në datën 09.11.2022 nga Seksioni për hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale u finalizua operacioni i koduar ‘Tentakulat’ gjatë të cilit janë ekzekutuar 15 urdhra ndalimi dhe arrestuar në flagrancë 15 persona. 

Arrestimi u bë i mundur pas një hetimi disa mujor duke përdorur metoda speciale të hetimit.  Në dy procedime penale të ndryshme, u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme si dhe në disa shkolla.