Mirësevini në Faqen Zyrtare të Prokurorisë Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit.
Prokuroria i ushtron funksionet nëpërmjet prokurorëve.
Qëllimi kryesor i politikës penale është të ulë kriminalitetin dhe të rrisë shkallën e sigurisë së qytetarëve.
Në shërbim të këtij qëllimi Prokuroria Shqiptare bën të gjitha përpjekjet që autorët e veprave penale të japin llogari për veprimet e tyre përpara organeve të drejtësisë.
Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.