Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar znj. Yuri Kim Ambasadore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u ndanë konsiderata reciproke për bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe rolin të Shteteve të Bashkuara në procesin reformues në këtë fushë.

Fokus i veçantë gjatë këtij takimi i’u dha jo vetëm ecurisë së reformës në drejtësi në përgjithësi, por dhe masave konkrete institucionale që Prokuroria e Përgjithshme planifikon të ndërmarrë  me qëllim forcimin e zbatimit të legjislacionit penal në Shqipëri.

Në këtë drejtim Prokurori i Përgjithshëm z.Çela, e vlerësoi mjaft të rëndësishme që për arritjen e objektivave të mësipërme, është thelbësor kontributi dhe ndihma e partnerëve tanë ndërkombëtarë,  si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe programeve të tyre të asistencën teknike me përvojë të gjatë e të suksesshme në Shqipëri.

Nga ana e Ambasadores znj.Kim, u ritheksua mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ecurinë me sukses të reformës në drejtësi, duke shprehur gadishmërinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me organin e prokurorisë me qëllimin e përbashkët të mirëfunksionimit të shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.

takim me ambasadoren2

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.