Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z.Olsian Çela takon kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri z. Vincenzo Del Monaco

Tiranë, 24.12.2020. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z.Olsian Çela priti sot në një takim Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri ambasadorin Vincenzo Del Monaco.

Prokurori i Përgjithshëm e njohu ambasadorin Del Monaco me punën dhe prioritetet e instititucionit, duke vlerësuar mbështetjen që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Gjatë takimit u dakordësua koordinimi dhe bashkërendimi i punës mes dy institucioneve për të rritur bashkëpunimin e mëtejshëm mes Prezencës së OSBE-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme përmes projekteve të përbashkëta. 

Në takim u diskutua edhe mbi aspekte të rëndësishme të tilla si roli i prokurorisë dhe vlerësimi i kapaciteteve të saj në goditjen dhe parandalimin e krimit.

 

 

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.