Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela takon Prokurorin Federal të Mbretërisë së Belgjikës z. Frederic Van Leeuw – Vizitë Zyrtare e Delegacionit të Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, të kryesuar nga homologu belg z. Frederic Van Leeuw. Delegacioni ndodhet për një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri, në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy institucioneve nënshkruar në Bruksel më 10.05.2011.

Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela e vlerësoi të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve dhe i konfirmoi homologut belg gadishmërinë për ta konsoliduar më tej këtë bashkëpunim. Konkretisht gjatë takimit u vlerësua nevoja për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatëse shkëmbimi i informacionit si dhe u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit  si skuadrat e përbashkëta hetimore.

Delegacioni belg përfaqësohet në këtë vizitë zyrtare pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme nga Prokurori Federal z. Frederic Van Leeuw, Zëvendës Prokurori Federal z. Eric Bisschop si dhe magjistratë federalë dhe ekspertë ligjorë.

Në kuadër të vizitës, delegacioni i Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës do të zhvillojë takime me Ministren e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Gent Ibrahimi dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar z.Arben Kraja.

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.