Prokuroria e Përgjithshme zgjedh Zëvendësprokurorin  e Përgjithshëm

Sot, më 30.12.2019 në Prokurorinë e Përgjithshme, në përputhje të nenit 148/b, shkronja “dh” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 39 pika 6 e ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, u mbajtën zgjedhjet për Zëvendësprokuror të Përgjithshëm.

Pas shpalljes së thirrjes për shprehjen e interesit nga Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin e Zëvendësprokurorit të Përgjithshëm, pranë sektorit të Burimeve Njerëzore u depozitua vetëm kërkesa e prokurorit Thoma Jano.

Në  votim morën pjesë 10 prokurorë. Në përfundim të votimit rezultoi se të 10 prokurorët kanë votuar pro për zgjedhjen Zëvendësprokuror i Përgjithshëm  të z.Thoma Jano 

Thoma Jano  është 64 vjeç i diplomuar në vitin 1987  në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, dega Drejtësi  në Universitetin e Tiranës.  Prej 24 vjetësh ai ushtron funksionin e prokurorit. Nga viti  2006 e në vazhdim z. Jano  ka drejtuar sektorin e Përgjimeve  të Telekomunikimit  dhe Marrëdhënieve me Shërbimet  Informative.

 

Prokuroria Shqiptare

Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Qëllimi i punës sonë është që para drejtësisë të vihen një numër sa më i madh personash, që kanë kryer vepra penale.

Publikime

Adresa

Rruga Qemal Stafa Nr1. Tiranë
Kodi Postar 1000
Tel: 042282000
 
 
 
© 2014 Prokuroria Shqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara.