Media

Në lidhje me ngjarjen e datës 22.02.2022, ku në emisionin “Stop” në TV Klan, janë shfaqur pamjet filmike të investigimit të kryer ndaj shtetasit N.D. banues në fshatin Bilaj, Fushë-Krujë, ku ky shtetas shfaqej duke kryer veprime të natyrës së ngacmimit seksual ndaj personave të gjinisë femër, duke qenë se kjo ngjarje paraqet interes për opinionin publik, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” 

JU INFORMOJMË SE :

Menjëherë pas shfaqjes së pamjeve filmike Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka nisur kryesisht hetimet për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Mashtrimi” të parashikuara nga nenet 108/a, dhe 143, të Kodit Penal, ndaj shtetasit N.D. Hetimet në lidhje me këtë procedim po ndiqen me prioritet nga ana e kësaj Prokurorie, duke parë natyrën e rëndë të veprës penale, e cila cënon ndjeshëm dinjitetin e personit.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë,  falenderon emisionin investigativ “Stop” të TV Klan për evidentimin e këtij fakti penal.