Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2016
Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me 24.6 vjet burg për organizatorët e skemës mashtruese “Kapurani”
28.05.2016
Prokuroria e Korçës kërkon dënimin total me 24.6 vjet burgim për 5 prej organizatorëve kryesorë të skemës mashtruese “Kapurani”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve. Për këtë çështje vijojnë të jenë në procese gjykimi të ndara edhe 7 persona të tjerë, 5 prej të cilëve inspektorë tatimorë.
Prokuroria e Kukësit, urdhër-arresti për ish-drejtues të lartë lokalë
24.05.2016
Me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për disa ish-zyrtarë të lartë lokalë, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim skemën mashtruese mbi 2 milionë euro “Tea Construction & Petrol”
23.05.2016
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim administratorin e kompanisë së naftës, “Tea Construction & Petrol”, ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave dhe disa punonjës dogane, të gjithë të përfshirë në një skemë mashtruese financiare, me vlerë mbi 2 milionë euro, si edhe me një dëm të pallogaritshëm nga qarkullimi në treg i naftës së papërpunuar si pasojë e veprimeve fiktive.
Prokuroria e Kavajës dërgon për gjykim ish-zyrtarë për fallsifikim pronësie në bregdetin e Vilë-Bashtovës
22.05.2016
Prokuroria e Kavajës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës së këtij qyteti, ish-kryetarin e Komunës Gosë, si edhe disa ish-zyrtarë të tjerë, të akuzuar për veprat penale të “Fallsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, nëpërmjet të cilave kanë tjetërsuar, regjistruar dhe shpërndarë rreth 80 hektarë tokë bregdetare në zonën e Vilë-Bashtovës, në kundërshtim flagrant me ligjin.
Prokuroria e Vlorës, sekuestro preventive për 20 mijë m2 tokë në Himarë
20.05.2016
Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestron e një sipërfaqe toke 20 mijë metra katrorë, në zonën e Palermo-Himarë, pasi dyshohet se është përfituar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vasil Rrapo.
Prokuroria e Lushnjes zbulon fallsifikim dokumentash. Arrestohet ish-drejtuesi i Hipotekës
19.05.2016
Me kërkesë të Prokurorisë së Lushnjes, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për ish-drejtuesit e Hipotekës së këtij qyteti, si edhe të një pronari biznesi, të dyshuar për “Fallsifikim dokumentash” në bashkëpunim, në vijim të një hetimi të nisur nga kallëzimi i dorëzuar nga përfaqësuesit fetarë të Manastirit të Ardenicës.
Prokuroria e Shkodrës urdhëron ndalimin e punonjësve të Qendrës së Fëmijëve
18.05.2016
Prokuroria e Shkodër ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, në vijim të hetimit për disa ngjarje të tronditëse që dyshohet se kanë ndodhur me fëmijët në këtë institucion.
Prokuroria e Përgjithshme prezantohet me Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Luftën Kundër Kriminalitetit, 2016
16.05.2016
Prokuroria e Përgjithshme u njoh zyrtarisht me Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Luftën Kundër Kriminalitetit në vitin 2016. Rekomandimet u prezantuan nga ana e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani, në një takim që bashkëdrejtohej nga Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, në praninë e drejtuesve të të gjithë niveleve të Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.
Prokuroria e Përgjithshme nis punën konkrete për zbatimin e ligjit ”Për Dekriminalizimin”
10.05.2016
Prokuroria e Përgjithshme, në kuadër të ligjit të konsideruar “Për Dekriminalizimin”, do të ftojë javën e ardhshme një takim për koordinimin e veprimeve me organet e tjera shtetërore që kanë struktura të posaçme për zbatimin e tij.
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ish-ministrin e Punës, akuzuar për ”Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”
06.05.2016
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, për 4 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës i akuzon, si më poshtë:
Artikuj: 549
Faqe 28 nga 55