Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2016
Prokurori i Përgjithshëm, takim zyrtar me Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditit të Polonisë
05.05.2016
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë vlerësoi pozitivisht bashkëpunimin me Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me detyrën, gjatë një takimi me Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditit të Polonisë, z. Krzysztof Kwiatkowski.
Prokurori i Përgjithshëm, z. Llalla, takon homologun e tij suedez, z. Perklev
03.05.2016
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla diskutoi me homologun e tij suedez, Anders Perklev, në të parën vizitë të një autoriteti të tillë në Tiranë nga vendi Skandinav, mbi forcimin e bashkëpunimit në hetimin penal ndërkombëtar.
Arrestohet gjyqtari Ibrahim Hoxha, i dyshuar për ”korrupsion pasiv...”
03.05.2016
Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, me koordinimin në terren të Policisë së Shtetit, mbrëmjen e datës 02.005.2016 është kryer arrestimi në flagrancë i gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibrahim Hoxha, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”, parashikuar nga neni parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Prokuroria e Shqipërisë dhe e Belgjikës: Bashkëpunim i ngushtë për të mbrojtur vlerat universale
26.04.2016
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Prokurori Federal i Belgjikës, z. Frederic Van Leeuw shprehën të njëjtin qëndrim gjatë takimit të zhvilluar të Martën (dt. 26.04.2016) në Tiranë, se “aktet barbare që tronditën Brukselin dhe mbarë botën e qytetëruar pak kohë më parë, nxisin të gjithë institucionet e sigurisë të forcojnë bashkëpunimin për të parandaluar disa anonimë që synojnë të godasin vlerat universal”.
Pronësia e ish-“Vollgës”, Prokuroria e Durrësit nis hetimin për 3 gjyqtarë
22.04.2016
Prokuroria e Durrësit ka filluar hetimin për tre gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në rastin e shqyrtimit gjyqësor civil për pronësinë e ish-hotel “Vollga
Prokuroria e Pogradecit akuzon për “Shpërdorim detyre” dy drejtuesit e IKMT
16.04.2016
Prokuroria e Pogradecit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, Kryeinspektoren e Inspektoratit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Dallëndyshe Bici, si edhe Drejtuesin e Njësisë Operacionale të këtij institucioni, Fatmir Meta. Dy zyrtarët akuzohen se kanë prishur në mënyrë të paligjshme objektin ”Bar-Restorant” me sipërfaqe 450 m2, në pronësi të shtetasit M.C., në zonën e liqenit të Ohrit, në ish-komunën Udënisht.
Prokuroria për Krime të Rënda pushon hetimet për disa persona, të dyshuar për veprën penale ”Veprime me qëllime terroriste”
13.04.2016
Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të pushojë procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 230, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.
Qarkore e Prokurorisë së Përgjithshme, drejtuar prokurorëve: Kujdes me masat e sigurimit “arrest në burg”
10.04.2016
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga trupa e prokurorëve që të zbatojnë parimin e proporcionalitetit në kërkesat drejtuar gjykatës për aplikimin e masave të sigurisë “arrest në burg”,
Prokuroria për Krime të Rënda konfiskon llogarinë bankare 850 mijë euro
09.04.2016
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur konfiskimin e 850 mijë eurove në llogarinë bankare të shtetases Rovena Kalemi, e cila nuk ka arritur të justifikojë burimin e ligjshëm të parave. Gjatë hetimit të kësaj çështje, u ndërthurën elementë të mashtrimit, lëvizje të shpeshta të shumave të konsiderueshme ndërmjet transaksioneve bankare në Zvicër, Luksemburg, Gjermani e Shqipëri.
Konkluzionet e Prokurorisë: Të konfiskohen 3.2 milion USD dhe 450 mijë Euro të Kastriot Ismailaj
08.04.2016
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e llogarive bankare të të pandehurit Kastriot Ismailaj në vlerë totale 3.2 milionë dollarë dhe rreth 450 mijë euro, pas hetimit pasuror që u zhvillua ndaj tij, në kuadër të ligjit “Antimafia”. Prokuroria ka paraqitur para Gjykatës për Krime të Rënda konkluzionet e saj përfundimtare, në të cilat paraqet në mënyrë të përmbledhur rezultatin e hetimeve dhe të shqyrtimit gjyqësor.
Artikuj: 549
Faqe 29 nga 55