Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2016

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim dosjen ”Xibraka”
07.04.2016
Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, dy prej të cilëve kolumbianë, të gjithë pjesë e grupit të strukturuar kriminal të njohur me emrin “Xibraka”, të akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike…” dhe “Prodhim dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope”. Po ashtu, një person tjetër akuzohet për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.


Prokuroria e Apelit urdhëron ri-arrestimin e zyrtarëve të INUV së Bashkisë Vlorë
06.04.2016
Prokuroria e Apelit Vlorë urdhëroi ri-arrestimin e Kryeinspektorit të INUV të Bashkisë së qytetit, paraardhësin e tij, një inspektori të këtij institucioni, si edhe të një ndërtuesi, të dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

Prokuroria kërkon 152 vjet burgim për rekrutuesit e ”luftëtarëve të huaj”
05.04.2016
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me një total prej 152 vitesh burgim për 9 persona, pjesë e një grupi që rekrutonin dhe dërgonin shtetas Shqiptarë për të marrë pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.

Prokuroria e Përgjithshme regjistron proçedimin penal për ngjarjet te Liqeni Artificial
04.04.2016
Prokuroria e Përgjithshme, në bazë të materialit të referuar nga ana e Policisë së Shtetit, ka regjistruar proçedimin penal nr.2/2016, për veprat penale

Prokuroria e Përgjithshme krijon strukturën për zbatimin e ligjit “Për dekriminalizimin”
16.03.2016
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka firmosur Urdhërin për krijimin e strukturës së posaçme për verifikimin e integritetit të zyrtarëve publikë, në zbatim të ligjit të njohur ndryshe edhe si ligji ”Për dekriminalizimin...”.

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në takimin e përbashkët për dënimet alternative.
15.03.2016
I nderuar Ambasador Raunig, I nderuar Ministër i Drejtësisë, Manjani, Të nderuar kolegë, Ju faleminderit për ftesën dhe organizimin e këtij takimi, për një prej çështjeve më delikate të zbatimit të ligjit penal në Shqipëri. U përmend nga parafolësit rëndësia e aplikimit të dënimeve alternative

Ndryshime në disa struktura të Prokurorisë Shqiptare
15.03.2016
Në përfundim të analizave vjetore të vitit 2015, Prokuroria Shqiptare do të rifreskojë kuadrin drejtues në disa njësi strukturore në të tre nivelet, me qëllim rritjen e cilësisë në ndjekjen penale. Në këtë kuadër, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ditën e martë (dt. 15.03.2016), urdhëroi ndryshimet, si vijon:

Prokurori i Përgjithshëm, z. Llalla: Problematika e Reformës në Drejtësi në Kosovë, mund të shmanget në Shqipëri
12.03.2016
Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë në aspektin penal, si edhe përvoja e autoriteteve kosovare në Reformën në Drejtësi të realizuar prej tyre disa vite më parë ishin në fokus të diskutimeve që zhvilloi Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, gjatë një vizite dy-ditore në Prishtinë me ftesë të homologut të tij, z. Aleksandër Lumezi.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e një hoteli tek “Uji i Ftohtë”, Vlorë
09.03.2016
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e një godine 5-katëshe me destinacion resort turistik në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, në pronësi të shtetasit Shpëtim Brahimaj, por për të cilën ka dyshime të arsyeshme se është ndërtuar nga paratë e aktivitetit kriminal të të birit të tij, Isuf Kokaj (Brahimaj), i vrarë pas një atentati me minë të telekomanduar në fund të gushtit 2014.
Artikuj: 549
Faqe 30 nga 55