Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2016
Lejuan ndërtimin e pallatit pa leje, Prokuroria e Vlorës nxjerr urdhër ndalimi për disa zyrtarë
07.03.2016
Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e disa personave, prej të cilëve Kryeinspektorin e Inspektoratin Vendor Urbanistik në detyrë, paraardhësin e tij, inspektorë të INUV, si edhe administratorin e një kompanie ndërtimi, pasi zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës “Endriu 008”, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Lejuan ndërtime të paligjshme. Prokuroria e Tiranës urdhër-ndalimi për policë dhe inspektorë të INUV në Kamëz
24.02.2016
Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi për disa punonjës policie të Komisariatit nr.5 Tiranë dhe inspektorë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) të Bashkisë Kamëz, të dyshuar për konsumimin e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv…”, pasi kanë lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme, nuk kanë raportuar për vijimin e punimeve në mjedise private, në kundërshtim me detyrën e tyre dhe në këmbim të parave.
Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën vjetore të Prokurorisë për Krime të Rënda
19.02.2016
Analizat vjetore të Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apeleve po i përmbyllim në Prokurorinë për Krime të Rënda. Nuk është një zgjedhje rastësore, por e bazuar në dy argumenta kryesorë, të cilët lidhen me kompetencën Tuaj që shtrihet në të gjithë territorin e Republikës dhe sidomos me ngarkesën specifike që keni pasur në vijimësi.
Prokuroria e Tiranës, urdhër ndalimi për Drejtorin e Tatimeve të kryeqytetit
18.02.2016
Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, ka urdhëruar ndalimin e Drejtorin e Drejtorisë Rajonale Tiranë, Androkli Kokthi, i dyshuar për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, në vijim të një hetimi të nisur në Janar 2016, në bazë të referimit të Policisë së Shtetit.
Prokuroria Kavajës, arrestime dhe sekuestro për 75 hektarë tokë në bregdet
17.02.2016
Prokuroria e Kavajës ka marrë lejen e gjykatës për arrestimin e ish-kryetarit të komunës Gosë, Sinan Shala, si edhe të Shefit të Kadastrës Kavajës, Nezir Leçini, të dyshuar për konsumimin e veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë, në procesin e ndarjes së tokave në zonën bregdetare të Vilë-Bashtovës.
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin për të pandehurit e skemës mashtruese të ‘Skrapit”
17.02.2016
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 31 vjet burgim për 7 prej administratorëve të kompanive private, të përfshirë në skemën mashtruese ‘Skrapi”, e cila i ka shkaktuar shteti një dëm ekonomik në vlerë rreth 25 milionë dollarë.
Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në takimin “Drejtësi pa Vonesa”, Tropojë
16.02.2016
Prokuroria Shqiptare ka pranuar me kënaqësi të jetë pjesë aktive e programit “Drejtësi pa vonesa”. Që në momentin e parë, kemi menduar se është një mënyrë efikase për rritur shpejtësinë e hetimit dhe sidomos gjykimit.
Dërgohet për gjykim grupi i strukturuar kriminal. Kryenin vrasje me pagesë
13.02.2016
Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 13 persona, 3 prej të cilëve për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me paramendim”, ndërsa të tjerët për vepra të rënda penale si “vrasje”, “vetëgjyqësi”, “sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale”, “armëmbajtje pa leje”.
Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën vjetore të prokurorive në nivel apeli Tiranë
08.02.2016
Analiza e Prokurorive nën juridiksionin e Apelit Tiranë ka një rëndësi thelbësore në aktivitetin e përgjithshëm të Prokurorisë Shqiptare. Kjo, për faktin se në këtë juridiksion përfshihen numri më i madh i prokurorëve, si edhe volumi më i madh i punës. Natyrisht, pesha kryesore mbahet nga Prokuroria e Tiranës, por rëndësi kanë edhe prokuroritë e tjera, e Dibrës, Matit, Kurbinit dhe Krujës.
Prokuroria e Shkodrës, sekuestro preventive 9 pallateve në ndërtim në bregdetin e Velipojës
07.02.2016
Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës për të vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojës, në pronësi të subjektit ”Fishta” shpk, me administrator Sait Fishta, i cili dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ”Ndërtimit të paligjshëm”.
Artikuj: 549
Faqe 31 nga 55