Njoftime për Shtyp

Misioni EURALIUS përshëndet zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

  Misioni EURALIUS përshëndet zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla ka marrë letër urimi nga Shefi i Misionit EURALIUS, z. Joaquin Urias, me rastin e zgjedhjes në detyrë.
“Ne pritëm me kënaqësi kandidaturën tuaj për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në këndvështrimin e asistencës teknike ndërkombëtare, aftësitë dhe eksperienca juaj jashtë shumë të përshtatshme për këtë pozicion”, theksohet në letrën e z. Urias.
Më tej, kreu i EURALIUS shpreh konsideratat më të larta për bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe siguron “mbështetjen për ndihmë të plotë për përmbushjen e objektivave e reformës në Sistemit Shqiptar të Drejtësisë dhe përafrimin e tij me standartet europiane”. 

Data: 11.12.2012