Njoftime për Shtyp

Ndërtimet pa leje, Prokuroria Lushnjë ekzekuton 8 masa sigurie për ish-zyrtarët e IMT për ‘Shpërdorim Detyre’ dhe punonjësve të policisë për korrupsion pasiv

Mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Lushnjë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal Nr.806/2021, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm", parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, lidhur me objektin në "restaurim", me adresë në fshatin Ardenicë, Lushnjë, konstatuar nga policia gjyqësore me procesverbalin "Për këqyrjen e vendit të ngjarjes", datë 28.10.2021, si dhe disa verifikimeve shtesë të kryera.

Bazuar në nenet 79 e 92 të Kodit të Procedurës Penale, me këtë çështje penale është bashkuar në datën 22.09.2022, çështja penale nr. 807, viti 2021, e cila ka filluar mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të kryeinspektorit dhe inspektorëve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Lushnjë, lidhur me ndërtimet pa leje të kryera në territorin e Bashkisë Lushnjë gjatë vitit 2021. 

Gjatë hetimeve të çështjes penale nr. 807, viti 2021, janë dokumentuar edhe raste të tjera ndërtimesh të kundraligjshme të kryera deri në muajin mars 2022, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore pranë Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore (A.M.P), u dokumentua një episod korrupsioni aktiv/pasiv mes shtetasve E.Sh. e P.T. dhe shtetasve B.H. e H.T., këta të fundit me detyrë punonjës të policisë. Për të parë të plotë njoftimin klikoni në linkun https://www.pp.gov.al/lus