Njoftime për Shtyp
Tryeza e 2-të “Promovimi i mekanizmave legjislativo-penale në luftën kundër Dhunës me Bazë Gjinore''
7 dhjetor 2021. Prokuroria e Përgjithshme organizoi Tryezën e 2-të, “Promovimi i mekanizmave legjislativo-penale në luftën kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës më bazë gjinore, me pjesëmarrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm dhe përfaqësues të komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, përfaqësues të OPDAT, koordinatorët e viktimave dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan se lufta kundër dhunws mbi bazë gjinore kërkon një qasje strategjike nga të gjithë aktorët e përfshirë. Pjesëmarrësit diskutuan dhe u angazhuan të koordinojnë masat institucionale në nivel legjislativ e penal, por edhe përmes përfshirjes së shoqërisë civile, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror drejt reagimit dhe raportimit të mënjehershëm të çdo forme të dhunës.
Një vëmendje e vëcantë iu kushtua rolit që luajnë koordinatorët e viktimave pranë pokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, për të parandaluar trajtimin diskriminues ndaj viktimës apo riviktimizimin. Për Prokurorin e Përgjitshëm Olsian Çela e ardhmja dhe progresi i vendit është në raport të drejtë me garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të gruas dhe forcimin e rolit të saj në shoqërinë shqiptare.
Klikoni këtu për të parë fjalën e plotë të Prokurorit të Përgjithshëm