Njoftime për Shtyp

Njoftim mbi faqen e re të internetit të Prokurorisë së Përgjithshme

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë zyrtarisht faqen e re të internetit të Prokurorisë së Përgjithshme www.pp.gov.al, e cila garanton informimin cilësor të qytetarëve dhe bërjen transparente të punës së institucionit të Prokurorisë. 
E konceptuar përmes një qasjeje tërësisht miqësore, përdoruesit e shumtë të faqes së internetit të Prokurorisë së Përgjithshme mund të gjejnë lehtësisht informacionin që kërkojnë. 

Faqja e re është, më e shpejtë, interactive dhe ofron shërbimin e arkivës për të gjithë profesionistët e fushës që kanë interes për larminë e dokumenteve të institucionit. Kjo faqe është në përditësim të vazhdueshëm me informacione nga të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm të cilat kanë nënfaqet e tyre të dedikuara përmes të cilave komunikojnë më qytetarët. 

Krijimi i faqes së re të Prokurorisë së Përgjithshme u realizua me mbështetjen e Misionit OPDAT, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.