Njoftime për Shtyp

Për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve

Në mbështetje të ligjit nr.115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë", neni 279, pika 6 dhe neneve 111 e vijues, pas hapjes se vendeve vakant për tre anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm thërret mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 
Njoftohen prokurorët e prokurorive të të gjitha niveleve se mbledhja do të zhvillohet ditën e premte, në datën 13.10.203, ora 09.00, në ambjentet e “Polit të Drejtësisë”.