Njoftime për Shtyp

Njoftim për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e Anëtarit Prokuror në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Anëtarit në Këshillin Drejtues të Magjistraturës

Në mbështetje të ligjit nr. 115/2016 "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtesisë", neni 279, pika 6 dhe neneve 111 e vijues, pas hapjes së vendit vakant për një anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin Drejtues të Magjistraturës, Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarit prokuror në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Drejtues të Magjistraturës.

Pas mbylljes së afatit për dorëzimin e shprehjeve të interesit, u bë verifikimi i plotësimit të kushteve ligjore nën përgjegjësinë e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas përcaktimeve të nenit 105, pikat 2 dhe 4, dhe 247, pika 1 shkronja “d” të këtij ligji, rezultoi se kandidatët që kanë shprehur interesin, për në vendet vakante, plotësojnë kushtet ligjore për të kandiduar si anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin Drejtues të Magjistraturës sipas relacioneve nr. 1214/6 dhe nr. 1213/4.

  •  Kandidatët për anëtarin prokuror në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

1.    Z. Etien Kapo, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës.
2.    Znj. Ledina Riza, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

  • Kandidatët për anëtarin prokuror në Këshillin Drejtues të Magjistraturës.

1.     Z. Albert Kuliçi, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë;
2.    Znj. Elona Alvora, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë,
3.    Z.Arqilea Koça, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Njoftohen prokurorët e prokurorive të të gjitha niveleve, se mbledhja do të zhvillohet ditën e martë, në datën 25.10.2022, në ambientet e “Polit të Drejtësisë”.