Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela takon Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca

Tiranë, 29 qershor 2021. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti sot në një takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca me të cilin diskutuan mbi ecurinë e punës në fushat prioritare ku është përqëndruar institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme dhe sfidat me të cilat përballet ai në këtë fazë të zbatimit të Reformës në Drejtësi. 

Gjatë takimit Prokurori i Përgjithshëm dhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri rikonfirmuan se respektimi i dy shtyllave kryesore ku bazohet puna e prokurorëve, pavarësia dhe profesionalizmi, janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. 

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e hetimeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe evazionit fiskal dhe u evidentua nevoja për konsolidimin e rezultateve të para të arritura në drejtim të konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Ambasadori Soreca përgëzoi Prokurorin e Përgjithshëm për punën e deritanishme dhe konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Prokurorinë e Përgjithshme si në nivelin e asistencës teknike ashtu edhe të asaj financiare që do të sigurojnë vazhdimin e punës së nisur nga institucioni i prokurorisë. 

takim2

takim3

takim4