Njoftime për Shtyp
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, vizitë pune në Kroaci në datat 7-8 korrik
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe homologu i tij kroat, Ivan Turudic, u takuan në datën 8 korrik në Zagreb, Kroaci, në një takim dypalësh.
Takimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes prokurorive të të dy vendeve në kuadër të hetimit të krimeve ndërkufitare si dhe në drejtime të tjera të dhënies së ndihmës juridike në fushën penale.
Gjatë vizitës në Kroaci, Prokurori i Përgjithshëm kreu takime edhe me drejtues të USKOK dhe Këshillit të Prokurorisë