Njoftime për Shtyp
Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela, takime pune në Londër me homologë nga disa vende evropiane. Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes prokurorive në luftën ndaj krimit
Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela, në kuadër të një aktiviteti ndërkombëtar të prokurorëve të zhvilluar në Londër në datat 24-27 shtator, kreu disa takime dypalëshe me prokurorët e përgjithshëm të Anglisë&Uellsit, Zvicrës dhe Hollandës.
Takimet mes delegacioneve të prokurorive, u fokusuan në çështje që lidhen me rritjen e efiçensës në drejtim të bashkëpunimit mes prokurorive, duke u fokusuar në koordinimin e hetimeve në drejtim të goditjes së aktiviteteve kriminale, shkëmbimin e shpejtë të informacionit për çështje prioritare si dhe përshpejtimin e ekzekutimit të letërporosive.
Një vëmendje të veçantë në takimin me drejtuesin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës për Anglinë&Uellsin, z.Max Hill, mori çështja e transferimit të të dënuarve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri për të vuajtur pjesë e mbetur të dënimit, në kuadër të marrëveshjes së lidhur mes dy vendeve.