Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm pret Ambasadorin e Serbisë në Tiranë


Prokurori i Përgjithshëm pret Ambasadorin e Serbisë në Tiranë

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla priti në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, z. Miroljub Zariç, me të cilin diskutoi mbi mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë së dy vendeve.

Prokurori i Përgjithshëm i paraqiti diplomatit të Serbisë prioritetet e punës së tij, ku theksoi luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë edhe atë rajonal. Për z. Llalla, bashkëpunimi ndërshtetëror do të jetë thelbi i suksesit të organeve të drejtësisë në luftën kundër trafiqeve të të gjitha llojeve.

Ambasadori i Serbisë  vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve përsa i përket çështjeve që lidhen me luftën e përbashkët kundër kriminalitetit, si edhe siguroi se institucionet e vendit që përfaqëson janë të angazhuara të forcojnë raportet me homologët e Republikës së Shqipërisë.

 

Data: 22.05.2013