Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë të San Marinos

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shtetit të San Marinos, znj. Valeria Pierfelici, e cila ishte e shoqëruar nga Ministri i Brendshëm dhe njëkohësisht i Drejtësisë, z. Giancarlo Venturini.

Zyrtarët e lartë të drejtësisë së San Marinos, të cilët gjenden në Shqipëri, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori, diskutuan të hënën (dt. 18.01.2016) në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë, mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave të drejtësisë.

Shteti i San Marinos, një ndër më të vegjlit në Europë, ka strukturë solide të sistemit të drejtësisë dhe ndjekjes penale dhe përvoja e tyre mund t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të institucioneve ligjzbatuese shqiptare.

Gjatë diskutimit, bashkëbiseduesit u fokusuan kryesisht te hetimi i krimeve ekonomike, për të cilat kërkohet bashkërendimi në nivel ndërkombëtar.