Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm takon Ambasadorin e Danimarkës në Shqipëri

 

Prokurori i Përgjithshëm takon Ambasadorin e Danimarkës në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë, z. Mads Sandau-Jensen, i cili shoqërohej nga z. Ole Drost, Oficer i Ndërlidhjes pranë Ambasadës, për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Z. Llalla, duke vlerësuar mbështetjen e deritanishme që ka ofruar ambasada daneze për organin e Prokurorisë, garantoi diplomatin Sandau-Jensen se do të vijohet me bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve homologe për luftën kundër elementëve kriminalë që qarkullojnë në dy vendet.

Nga ana e tij, ambasadori i Danimarkës uroi z. Llalla për zgjedhjen në detyrë dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi i deritanishëm me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm do të vijojë të jetë efikas.

 

Data 12.02.2013