Njoftime për Shtyp

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla pret Ambasadorin e SHBA, z. Aleksandër Arvizu

 

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla pret Ambasadorin e SHBA, z. Aleksandër Arvizu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, ka uruar Prokurorin e Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, me rastin e marrjes së detyrës.
Në takimin e zhvilluar në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme të enjten (dt.13.12.2012), z. Llalla falenderoi ambasadorin Arvizu për mbështetjen që qeveria e SHBA ka ofruar për Shqipërinë dhe në veçanti për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, duke vlerësuar ngritjen dhe funksionimin e Njësive Task-Force kundër korrupsionit pranë organit të Prokurorisë.
Prokurori i Përgjithshëm i ka prezantuar z. Arvizu prioritetet e punës gjatë mandatit të tij, ku theksi është vënë kryesisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Zoti Llalla u shpreh se Prokuroria ka nevojë urgjente për t’u angazhuar për forcimin e besimit të publikut tek institucioni dhe ky objektiv është i mundshëm për t’u arritur vetëm nëpërmjet zbatimit korrekt të ligjit.
Ambasadori i SHBA, z. Arvizu shprehu mbështetjen për arritjen e prioriteteve të prezantuara nga z. Llalla, si edhe u angazhua për vijimin e bashkëpunimit të deritanishëm me institucionin e prokurorisë.