Njoftime për Shtyp

Prokuroria Durrës sekuestron 14 apartamente dhe 5 ndërtime pa leje

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka ekzekutuar vendimin nr.343, datë 03.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në interes të çështjes penale nr. 1674, viti 2012, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Më datë 17.12.2012, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, ka rregjistruar procedimin penal nr. 1674, për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. 

Gjykata e Shkallës së parë Durrës, me vendimin e saj nr. 343, datë 03.06.2022, ka vendosur: pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, që parashikohet nga neni 274 e vijues i K. Pr. Penale, për pasuritë: Apartamente që ndodhen në objektin pallat 8+1+1 kat, të ndërtuar mbi pasurinë me Nr.50/58, Z.K. 8518 truall, me sipërfaqe 800 m2, e rregjistruar me nr. Hipotekor 173, dt. 12.08.2008, tek vendi i quajtur “Mbikalimi Plepave” pa shkuar te karburant "Kastrati" me drejtim lëvizje Plepa-Shkozet, objekt ky i parregjistruar në ASHK, e konkretisht:. Për më tepër https://www.pp.gov.al/Durrës/