Njoftime për Shtyp

Prokuroria Vlorë sekuestron pasuri me vlerë 8 mln euro në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë, 24 masa sigurimi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar kryesisht, procedimin penal nr.414/2021 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 248 e 190/2/3 të Kodit Penal.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka marrë të dhëna se prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim janë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumenta origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj, dokumente të cila janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore" duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet. për të parë të plotë njoftimin klikoni në linkun: https://www.pp.gov.al/Vlorë