Njoftime për Shtyp

Prokuroritë e Përgjithshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor e Sllovenisë nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve me publikun

Prokuroritë e Përgjithshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Sllovenisë, nënshkruan në Herceg Novi, Mal të Zi, memorandumin e bashkëpunimit në fushën e marrëdhënieve me publikun. 

Përfaqësuesit e nëntë prokurorive, përfshirë edhe Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, ranë dakord të rrisin bashkëpunimin me kolegët e tyre në rajon për të përmirësuar kapacitetet e zyrave përkatëse të marrëdhënieve me publikun.

Për arritjen e objektivave që mbulon ky memorandum, parashikohet krijimi i një platforme rajonale të zyrave të marrëdhënieve me publikun, si forum bashkëpunimi dhe komunikimi, modalitetet e së cilës do të përcaktohen nga nënshkruesit.

Palët ranë dakord të sigurojnë që informacioni i publikuar të mos rrezikojë hetimin në territoret e nënshkruesve të tjerë kur informojnë publikun për zhvillimet në lidhje me çështjet ndërkufitare dhe të mbajnë konsultime paraprake.

Nënshkrimi i këtij memorandumin ishte pjesë e projektit “Lufta kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor – IPA 2019”, i cili mbështeti aktivitetet për bashkëpunim dhe nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet prokurorive të përgjithshme në rajon dhe shteteve anëtare të interesuara të BE-së.

firma2