Njoftime për Shtyp

Sulmi ndaj portalit e-Albania, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për disa vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale: 

“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; 

“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; 

“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe 

“Keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”.