Kabineti

keshilltar

Idlir Xhoxhi

Këshilltar Ligjor

Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm

 

Z. Idlir Xhoxhi mban postin e Këshilltarit Ligjor pranë Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm që prej datës 01.02.2023. 
Ai është diplomuar si Ekonomist në vitin 1999 dhe ka kryer masterin e nivelit të dytë në degën ‘Menaxhim, profili lidership dhe menaxhim i karrierës’ në 2009-2010. Ai gjithashtu është diplomuar në programin Juridik i Përgjithshëm në vitin 2015 si dhe në ciklin e dytë të studimeve Master në të Drejtën Civile, në sistemin me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë, (2015-2017).
Z. Xhoxhi e ka nisur karrierën si nëpunës civil në Ministrinë e Financave në vitin 2001, në Drejtorinë e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave.
Z. Xhoxhi ka kryer një sërë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit nga institucione prestigjoze. 
Ai zotëron shumë mire gjuhën angleze dhe atë italiane.