Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2016

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën vjetore të prokurorive në nivel apeli në Durrës
03.02.2016
Prokuroria e Përgjithshme në kuadër të analizave vjetore të punës që po bën në të gjitha prokuroritë e vendit, sot po e zhvillojmë me prokuroritë e rretheve gjyqësore Elbasan, Kavajë dhe Durrës, prokurori këto në juridiksionin e Prokurorisë së Apelit të Durrësit.

Arrestohet me kërkesë të Prokurorisë Drejtori Rajonal i Shëndetit Publik, Devoll
01.02.2016
Prokuroria e Korçës ka marrë lejen e gjykatës për arrestimin e shtetasit Valent Nallbati, me funksion Drejtor i Shëndetit Publik Devoll, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Fallsifikim i dokumentave”. Vendimi I gjykatës është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mesditën e së Hënës (dt. 01.02.2016)

Ndalohet me urdhër të Prokurorisë kreu i Hipotekës së Shkodrës
01.02.2016
Prokuroria e Shkodrës ka nxjerrë urdhër-ndalimi për kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Shkëlzen Berisha, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”. Urdhëri është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mesditën e së Hënës (dt. 01.02.2016).

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit
01.02.2016
Prokuroria e konsideron KLSH si një ndër partnerët kryesorë në luftën kundër krimit financiar. Në vlerësimin tonë, ky institucion ka ekspertizën më të mirë për të identifikuar abuzimin financiar dhe shpërdorimin e detyrës në institucionet shtetërore.

Prokuroria e Tiranës nxjerr urdhër-ndalimi për ish-ministrin Ksera
30.01.2016
Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshime se ish-ministri Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili u ndalua mbrëmjen e së Premtes (dt. 29.01.2016), ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën vjetore të prokurorive në nivel apeli në Korçë
28.01.2016
Analizën e Prokurorive që mbulon Apeli i Korçës po e zhvillojmë pas një serie takimesh të tjera, përfshirë edhe analizën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe një vizite shumë të rëndësishme në Kroaci.

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë
27.01.2016
Lufta kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe korrupsionit në veçanti kërkon bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë. Kjo luftë është një sfidë e përditshme, e cila kërkon angazhim maksimal nga të gjithë institucionet ligjzbatuese.

Prokurori i Përgjithshëm, takime në Kroaci me ftesë të homologut të tij, z. Dinko Cvitan
25.01.2016
Prokurori i përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, gjendet në Zagreb, me ftesën e homologut të tij kroat, z. Dinko Cvitan, ku po diskutohet mbi mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në hetimin penal, me fokus kryesor luftën kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Prokuroria Shqiptare e konsideron të rëndësishëm përvojën e prokurorisë kroate për të forcuar mekanizmat kundër korrupsionit në nivele të larta të administratës shtetërore.

Fjala e prokurorit të përgjithshëm në analizën vjetore të prokurorive në nivel apeli në Shkodër
22.01.2016
Analizën vjetore këtu dëshiroj ta nis me vlerësimin për zgjidhjen e shpejtë ligjore të Prokurorisë së Shkodrës për një rast tragjik që ndodhi në vitin 2015, pikërisht vrasjen e dy turistëve çekë në zonën e Dukagjinit.

Prokurori i Përgjithshëm takon homologun nga Republika e Kosovës
21.01.2016
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, diskutoi me homologun e tij të Republikës së Kosovës, z. Aleksandër Lumezi, lidhur me forcimin e bashkëpunimit për hetimin e krimeve ndërkufitare.
Artikuj: 549
Faqe 32 nga 55