Njoftime për Shtyp

Përfundon procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shtatë kandidatë për tre vende vakante

Në përfundim të afatit ligjor për shprehjen e interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, shprehën interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga Prokuroritë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit si më poshtë: 
•    Z. Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; 
•    Znj. Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; 
•    Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
•    Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;
•    Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; 
•    Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe 
•    Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.
Për 3 (tre) pozicionet vakante në KLP, në 2 (dy) prej tyre mund të zgjidhen prokurorë të shkallës së parë, dhe në 1 (një) pozicion, mund të zgjidhen prokurorë të prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 
Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme, brenda 7 ditëve nga dita kur mbyllet afati për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe shpall kandidaturat në faqen zyrtare.